Komunikimi i Tudorit shkakton polemika, reagon Juventusi duke i kërkuar trajnerit të shmangë shpërthimet…
Real Madrid-Barcelona e kësaj të diele që do të transmetohet në platformën Digitalb, është sfida më e ndjere në Spanjë, me një rivalitet të ndezur, por edhe më spektakolare dhe ku shpesh diskutohet kreu i klasifikimit.
Pragsfida është gjithnjë e nxehtë, por këtë radhë është dikush që I hedh benzinë zjarrit dhe bëhet fjalë për yllin e skuadrës katalanase, Lamine Yamal.Talentit 18 vjecar I mjaftuan vetëm pak fjalë të thëna me tone shakaje për të shkaktuar një tërmet të vërtete mediatik. ‘Reali I Madridit? Vjedh dhe ankohet gjithnjë-tha Yamal që ishte I ftuar në podcasting Chup Chup të Ibai Llanos.
Janë pak fjalë që u bënë virale në internet në shumë pak sekonda.Video ka bërë xhiron e botës dhe ka ndezur me të vërtetë klimën rreth El Clasicos vetëm 2 ditë përpara sfidës shumë të rëndësishme. ‘A është e vështirë t’I shënosh Realit të Madridit? Herën e fundit që luajtëm në Bernabeu në kampionat u mbyll 0-4, të kujtohet?-shtoi Lamine Yamal duke e shtuar dozën
Reagimet në Spanjë ishin të menjëhershme dhe e ashpër. ‘Nuk e kupton se cfarë përfaqëson dhe cfarë mund të thuhet, është vetëm 18 vjec-tha gazetari Edu Aguirre te ;El Chiringuito’-asnjë futbollist nuk mund të thotë që një klub vjedh ndeshjes’.
Edhe në rrjetet sociale, tifozë të shumtë dhe ish futbollistë e kritikuan Yamal për deklaratën e tij, ndërsa influencerë të tjerë që sugjeruan që video t’u tregohet futbollistëve të Realit të Madridit në Valdebebas që ‘t’i tregojnë vendin’ talentit blaugrana
Top Channel