Vllaznia nuk ndalet, shkodranët fitojnë me 10 lojtarë “klasiken” kundër Tiranës dhe arratisen në krye të tabelës
Janë luajtur tre ndeshjet e para të javës së 8-të të Superiores, ku 6 ekipe zbritën në fushë.
Në orën 14:00, Dinamo arriti të triumfonte përballë Vorës në “Arenën e Demave” me rezultatin 0-2.
Në orën 17:00 spikati “Klasikja” Vllaznia-Tirana, me shkodranët të cilët edhe pse me 10 lojtarë, triumfuan me rezultatin 3-1.
Takimi tjetër ishte ai mes Elbasanit dhe Bylisit, ku verdheblutë triumfuan 2-1 në një duel të mbushur me tensione.
Renditja paraprake vendos Vllazninë në vendin e parë me 19 pikë, 5 më shumë se ndjekësit. Elbasani ngjitet i dyti me 14 pikë, ndërsa Dinamo numëron po kaq pikë në vendin e katërt.
Vora nuk lëviz nga vendi i gjashtë me 10 pikë, ndërsa Bylisi momentalisht mban vendin që të çon në “Play Out” me 6 pikë.
Sa i përket Tiranës, bardheblutë ndodhen në vendin e 9-të me 6 pikë, vend që i zbret ata në Kategorinë e Parë.
Të shtunën do të luhen dy takimet e mbetura, Partizani-Egnatia dhe Teuta-Flamurtari.
RENDITJA:

Top Channel