Pezullimi i lëvizjes me monopatina, ministrja Koçiu: Masë e nevojshme për sigurinë e qytetarëve

24/10/2025 11:03

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mbodhi në një tryezë diskutimi, gjithë institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore.

Koçiu u ndal te pezullimi i lëvizjes me monopatina, ku tha se ‘erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre’.

Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.

Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë:

standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara,

si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit.

Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit“, shprehet ajo.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta