Forumi ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, Rama: Jam i ftuar si njëri ndër folësit e sesionit përmbyllës Qeveria ka miratuar tre akte normative të cilat synojnë të mos lejojnë ndërtuesit të shkelin lejet e ndërtimit me kate shtesë dhe po kështu nga ana, tjetër mbrojnë konsumatorin nga shitjet e apartamenteve dy herë nga ndërtuesit, pasi këto akte ndryshojnë procedurën për pajisjen me leje përdorimi të objektit pa pasur kolaudim e si pasojë nuk mund të ketë kontratë as me ujësjellësin dhe OSHEE.
Por miratimi me urgjencë e tre akteve normative është parë me dyshim nga opozita, e cila akuzon për tjetërsim të pronës individuale.
“Koncepti qe ju fusni, qe ai i cili ka pronën nuk mund ta zhvillojë e zhvesh nga e drejta e pronës. Do vijë dita do jua marrë edhe ju pronën”, tha Oerd Bylykbashi.
“Kjo urgjencë erdhi si pasojë e ndërtimeve të paligjshme”, u shpreh Ulsi Manja.
Bylykbashi shkon me tej kur përmend ndërtime pa leje në kohë fushate.
“Vetëm në Durrës u ndërtuan 1000 objekte gjatë fushatës, ku ishit ju, apo hanit dardha?”, u shpreh Bylykbashi.
“Kur flitet për pronën unë kam qenë i pari që kam thënë nuk ka ish-pronarë. Pronar ose je ose s’je”, tha Manja.
Në tre aktet normative, të cilat morën vetëm votat e mahorancës përcaktohen edhe rregulla për kontrollin dhe zbatimin e lejeve të ndërtimit ku për secilën do të ketë një inspektor përgjegjës që pason me sanksionet përkatëse.
Top Channel