Mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli duket se ka lënë pas dëmtimin e kofshës që pësoi pak javë më parë dhe tashmë është gati të luajë nga minuta e parë për Torino-n.
Sipas mediave italiane, Ismajli është në gjendje fizike të mirë dhe rikuperimi i tij ka shkuar sipas planit, duke i dhënë mundësinë trajnerit ta aktivizojë si titullar në ndeshjen e radhës.
Torino përballet këtë javë me Genoan në shtëpi, një takim i planifikuar për ditën e diel, ku qendërmbrojtësi shqiptar pritet të luajë gjithë ndeshjen. Ismajli riktheu ndjesitë pozitive në fushë duke luajtur rreth 10 minuta ndaj Napolit, pa pasur asnjë shqetësim fizike, gjë që i ka rritur besimin për një start titullari.
Dëmtimi i fundit, që e pengoi të merrte pjesë edhe në grumbullimin e Shqipërisë për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë, duket se tani është vetëm një kujtim i largët. Me rikthimin e tij, Ismajli pritet të forcojë mbrojtjen e kuqezinjve në nëntorin e ardhshëm.
Top Channel