Forumi ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, Rama: Jam i ftuar si njëri ndër folësit e sesionit përmbyllës Opozitari, Aulon Kalaja vazhdon betejën ligjore kundër Kodit Zgjedhor.
Duke kundërshtuar vullnetin e partisë, Kalaja kërkon respektimin e të drejtave të kandidatëve për deputet njësoj siç ndodh për një subjekt zgjedhor.
Përmes një padie në Gjykatën Kushtetuese, kandidati për qarkun e Durrësit, kërkon shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor që e pengon të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve, si dhe shpalljen antikushtetues të nenit që i pamundëson kandidatit në zgjedhje hapjen e kutive. Si shembull sjell praktikat europiane.
“Duke sjell në vëmendje konventën europiane, kodin e sjelljes në zgjedhje që përcakton qartë në favor të kandidatit, se çdo subjekt dhe kandidat ka të drejtën të ankimojë rezultatin zgjedhor. Prandaj Gjykata Kushtetuese duhet të detyrojë Kolegjin Zgjedhor të më njoh të drejtën të hapen kutitë”, tha Aulon Kalaja.
Në rast të një përgjigjeje negative, Aulon Kalaja deklaron se do t’i drejtohet Strasburgut.
Top Channel