Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Mendime të përziera pas humbjes 2-1 ndaj Viktoria Plzen në Olimpico.
Dybala: “Ne i diskutojmë gjërat gjatë javës, shikojmë video, por pastaj ndodh që nuk mund t’i vëmë dot në praktikë.” Gasperini: “Nuk mendoj se është çështje keqdashjeje apo karakteri, por dikush në sulm nuk ka shënuar për një kohë të gjatë.” Një humbje e katërt në shtëpi dhe një fushatë europiane e kompromentuar rëndë. Roma e Gasperinit e njeh shijen e hidhur të vërshëllimave në Olimpico dhe nuk është në gjendje t’i ndryshojë gjërat pasi u mund edhe këtë herë. Viktoria Plzen e Hyskyt po feston.
Paulo Dybala doli në “bankën e të akuzuarve” dhe kritikoi ashpër ekipin: “Na mungoi vendosmëria, hymë shumë ngadalë dhe nuk është hera e parë. Nëse nuk bëhemi më të vendosur, nuk do të fitojmë shumë ndeshje. Është keq ta thuash, por kështu është. I tregojmë njëri-tjetrit gjëra gjatë javës, shikojmë video, por pastaj nuk mund t’i vëmë në praktikë. Pësuam dy gola në 20 minuta dhe pastaj është e vështirë të kthejmë ndeshjen sidomos në Evropë. Kur nënvlerëson cilësinë e ndeshjeve, harron që kundërshtarët janë ekipek që vrapojnë dhe luftojnë. Tani nuk duhet të demoralizohemi; jemi të dytët në ligë dhe duhet të përfitojmë nga pozitivet.”
Gasperini nuk u pajtua me argjentinasin në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe u përgjigj: “Nuk pajtohem me Dybalan. Pashë një ekip që u përpoq deri në fund. Nuk mendoj se është çështje keqdashjeje apo karakteri, ndoshta jemi të ngadaltë në sulm. Ka lojtarë që nuk kanë shënuar për një kohë të gjatë, duhet të shqyrtojmë ndërgjegjen tonë dhe të pyesim veten pse. Nëse nuk do të kishim shënuar nga penalltia, do të ishim ende pa gol edhe sot.”
Gasp më pas u përqendrua te sulmi: “Dovbyk? E di që disa lojtarë nuk po luajnë mirë. Besimi vjen nga performancat. Në pjesën e parë, kishim shumë hapësirë për të qenë efektivë, dhe nëse nuk jemi në ato momente, duhet të mendosh me kujdes. Nuk ishte një ndeshje kundër një skuadre që ishte e mbyllur, përveçse në fund. Duhet të futemi më thellë në zonë,” këmbënguli Gasperini dhe shtoi, “dhe të gjuajmë nga afër. Këta janë lojtarët, dhe të gjithë duhet të japin më shumë dhe të jenë më të saktë. Mbrojtja, nga ana tjetër, luajti mirë, duke parandaluar shumë kundërsulme të Viktorias në hapësira të hapura. Nëse humbet, vlerësimi është negativ, por kam parë performanca të mira. Problemi është se nuk po shënojmë.”
Elementët individual: Trajneri foli edhe për mungesën e rikthimeve: “Të mbetesh prapa nuk është kurrë një gjë e mirë, por ia dolëm mbanë në Firence. Pastaj ka ndeshje e ndeshje, kundër Interit është më e vështirë, por sonte patëm çdo shans.” Së fundmi, për individët: “Gabimi i Ziolkowskit ishte i dukeshëm, por ai është një lojtar i ri dhe do të jetë në gjendje të rikuperohet. Nuk mendoj se Fergusonit dhe Dovbykut u mungon diçka psikologjikisht, ata po luajnë dhe duhet të jenë të motivuar. Ukrainasi të paktën po tregon shenja të formës fizike, ndërsa Ferguson ndoshta po paguan çmimin për pasivitetin e tij të gjatë dhe “thatësirën” e golave. Lënia jashtë e Tsimikas? Është një vendim teknik; Wesley dhe Celik do të më japin më shumë energji.”
Top Channel