Historia e Soleinit rikthehet në “Për Shqiptarët”/ Larg aparaturave që e mbanin në jetë, çfarë ka ndodhur me vogëlushen rreth një vit pas kurimit

24/10/2025 22:13

“Për Shqiptarët” riktheu sërish në vëmendje historinë e Soleinit, vogëlushes e cila po përballej me probleme të rënda, te teksa sot mamaja e saj tregoi rreth rikuperimit shëndetësor.

Pothuajse një vit më parë, një nënë e dëshpëruar kërkoi ndihmë për të shpëtuar vajzën e saj të porsalindur, e ndërsa sot me vogëlushen në krah Kledjana qëndroi në skenën e “Për Shqiptarët”.

Solei e ka nisur jetën e saj mes aparaturave dhe operacioneve, pas kurimit në Itali, aty ku u dërgua me urgjencë.

“Kur Solei ka lindur, ajo ka qenë shumë e sëmurë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Tiranës. Barku i saj ka qenë i mbushur me ujë dhe organet rrezikonin të dëmtoheshin, duke nisur nga mushkëritë të cilat mund të bllokoheshin në çdo moment”, deklaroi mamaja e vogëlushes.

Pas ditëve të vështira dhe pritjes së gjatë, një dritë shprese u shfaq për prindërit e Soleit. Impakti që rasti pati pas transmetimit në Top Channel, ndikoi që shuma të mblidhej në kohë rekord për të bërë të mundur dërgimin e saj në vendin fqinj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta