Renditja/ Vllaznia nuk e lëshon kreun, Elbasani ngjitet i dyti, Tirana sheh “makthe” të Kategorisë së Parë
Elbasani është rikthyer te tre pikët, pas tre ndeshjesh pa fitore radhazi, me verdheblutë që arritën të mposhtnin 2-1 ekipin e Bylisit.
Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” ishte tepër e luftuar dhe e dhunshme, me miqtë që ngelën me 10 lojtarë që në minutën e 25’, pas daljes me karton të kuq të Brunos.
Një minutë më vonë, Ibrahim gjeti avantazhin. Në të 38’, ishte sërish mesfushori nga Nigeria i cili tundi rrjetën duke dyfishuar shifrat.
Ballshiotët u zgjuan në pjesën e dytë, me Markun që rihapi takimin në minutën e 51’.
4 minuta nga fundi, heroi i dy golave, Ibrahim u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë dhe verdheblutë me 10 lojtarë.
Kështu Elbasani ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Bylisi vijon të qëndrojë në vendin e 8-të me 6 pikë.
REZULTATI:
AF ELBASANI 2-1 BYLIS
Ibrahim 26’, 38’ / Marku 51’

Top Channel