Milan-Como në Perth, Shoqata Australiane e Futbollit ka dhënë dritën jeshile
Për herë të parë Sanije Zhegrova, nëna e një prej talenteve më të mëdhej të futbollit shqiptarë, sot pjesë e Juventusit, Edon Zhegrova, e ftuar në emisionin e Top Channel, Shqipëria Live, të Sidorela Gjonit, zbardh ecurinë e të birit, nga hapat e pare deri tek gjigandi i futbollit italian dhe europian.
Për talentin e tij askush nuk ka më dyshime dhe jo më kot sulmuesi i Dardanëve ka mbërritur deri në këto nivele. “Po besoj, Edoni ka lindur talent,” – thotë nëna e tij e cila më tej vijon të tregojë verën e shkuar ku Zhegrova bëri kapërcimin cilësorë nga kampionagti francez tek Juventusi.
“Ka qenë pak stresuese, por kemi pasur shumë oferta nga shumë klube që kanë qenë të interesuara përpara Juventusit. Në ditët e fundit u shtua numri i klubeve të interesuara ku mund të përmend Borussia e Dortmundit, Marseille, por vendimi ishte për Juventus-in dhe ne të gjithë jemi të lumtur, si Edoni ashtu edhe e gjithë familja.
Intervista e Plotë:
– Realizimi i transferimi, momenti kur Edoni tha qe do shkonte te Juventusit?
– Sanije Zhegrova: Moment i papërshkruar, shumë i moment i papërshkruar.
– Sakrificat për Edonin?
– Sanije Zhegrova: Edoni që kur ishte i vogël, çdo herë me bashkëshortin tim Lulzimin, i kemi qëndruar afër, si në ndeshje ashtu edhe në stërvitje dhe tani që u bë transferimi në Torino në Itali, ne jemi transferuar të gjithë si familje edhe pse bazën e kemi në Belgjikë. Por tani jetojmë së bashku me Edonin. Jemi afër në çdo aspekt.
– Si ka nisur Edoni futbollin?
– Sanije Zhegrova: Edoni ka lindur në Gjermani. Në Kosovë jemi kthyer pas lindjes së Edonit. Pas luftës jemi kthyer në Prishtinë. Edoni ka qenë 2 vjeç kur u kthye në Prishtinë, aty rifilluam jetën me bashkëshortin, kemi punuar. Edonin që kur ishte 6 vjec, gjyshi e regjistroi te klubi Flamurtari, më pas kaloi tek Prishtina dhe kështu me radhë. Ka qenë Milan Junior Camp që është mbajtur në Prishtinë dhe aty prej 200 talenteve është zgjedhur më i miri. Edhe aty ka qenë një eksperiencë shumë e mirë si për Edonin edhe për ne si familje. Të zgjidhet djali në moshë kaq të re si një prej talenteve më të mirë në 200 vetë, ka qenë një ndjenje shumë e mirë, e papërshkrueshme.
– Si është për ju të jeni në stadium?
– Sanije Zhegrova: Nuk di cfarë të them, emocion, emocion shumë i madh. Çdo herë jemi aty dhe Edoni kur del në nxemje na shikon, e di vendin ku jemi ulur dhe çdo herë na përshëndet me këte puthje (puthje me dorë) dhe vazhdon më pas.
Top Channel