Video mbresëlënëse e Real Madridit nga brenda “Bernabeut” përpara El Clasicos, që luhet më 26 tetor dhe trasmetohet në DigitAlb
Pas ndeshjes pati kaos total. Incidenti i madh ndodhi pas ndeshjes së raundit të dytë Ligës së Konferencës midis Manzirt dhe Zrinjskit, e cila u luajt në Gjermani.
Sipas raporteve të policisë gjermane, një grup hooliganësh të maskuar sulmuan tifozët e klubit të Mostarit ndërsa ata po ktheheshin nga ndeshja me tren.
Rreth 150 mbështetës të Zrinjskit po udhëtonin nga Mainzi për në Frankfurt, kur rreth orës 1:47 pas mesnate, rreth 50 persona të maskuar hynë me forcë në tren në stacionin Niederau. Sulmuesit shkaktuan një përleshje të ashpër e cila, sipas mediave gjermane, zgjati disa minuta, pas së cilës ata u tërhoqën.
Ende nuk është konfirmuar nëse sulmuesit ishin tifozë të Eintracht Frankfurt, të cilët kanë reputacionin si një nga më të rrezikshmit në Gjermani. Policia nisi menjëherë një hetim. Kur mbërritën në vendngjarje, gjetën vetëm tifozë të Zrinjskit në tren, të cilët u shoqëruan nga policia në stacionin kryesor të trenit në Frankfurt, ku ata ende mbroheshin nga forcat e rendit gjerman.
Top Channel