Të hënën seanca plenare, PD kërkesë kryetarit të Kuvendit: Duam 150 minuta pas çdo raportimi, mos na provokoni
“Vëzhguesit ndërkombëtarë folën, tani u takon shqiptarëve, na takon ne, është radha jonë”-deklaroi Sali Berisha, i cili po përgatit terrenin për protesta pas publikimit të raportit të OSBE/OHDIR që në leximin që i ka bërë kryetari demokrat ka rrëzuar zgjedhjet.
“Edi Ramën lexojeni rresht për rresht, se çfarë i atribuojnë, se si defakto duke atakuar të gjitha qëndrimet e tij e nxjerrin një armik të egër të votës së lirë. Opozita shqiptare duhet të ngrihet në protesta më të fuqishme ndonjëherë që ka njohur historia e vendit nga vitet ’90 me qëllimin solemn dhe sublim, votën e lirë për qytetarët shqiptarë”-tha Berisha.
Plani i Berishës është që revoltën ta shtrijë edhe përtej kufijve.
“Vëzhguesit ndërkombëtarë, folën dhe e thanë fjalën e tyre. Është radha e shqiptarëve që të flasin dhe të thonë fjalën e tyre. Është radha jonë të flasim dhe të themi fjalën tonë. Të themi fjalën tonë në Tiranë, në Paris, Romë, Vjenë, Uashington, Berlin dhe në të gjithë botën”-shtoi Berisha.
Në mbledhjen e grupit demokrat, Sali Berisha i dha jehonë edhe denoncimit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
“Nuk kam ditur këto punët e ortakëve, por kam ditur se është dhënë një garanci e tmerrshme për 600 mijë bileta në vit, në një kohë kur ai aeroport nuk i bën dot 100 mijë në vit. Pra, ky është një gjobë e tmerrshme që u bëhet taksapaguesve shqiptarë.”
Top Channel