Dhjetë ditë grevë urie për pagat, naftëtarët e Marinës tubim përpara zyrave të Bankers Petroleum

24/10/2025 12:24

Dita e 10- të e grevës së naftëtarëve në Marinzë nisi me një tubim para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum Albania ku me pankarta në duar shprehën vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre.

Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur Dritan Shahu , gjatë këtij tubimi përfaqësues të kompanisë kanë fotografuar e filmuar punonjësit, një formë presioni që është ndjekur si taktikë nga ata edhe gjatë tubimeve të mëparshme.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e 10 anëtarëve të këshillit sindikal të cilët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë pa afat, përkeqësohet nga dita në ditë. Sotiraq Dano, dhe Dorjan Dylmishi pohojnë se janë të vendosur të rrezikojnë edhe jetën e tyre, për të mos u tërhequr nga kauza e tyre

Naftëtarët thonë se deri tani kompania Bankers Petrolium nuk iu ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete, ndërsa shprehin gjithashtu keqardhjen që fusha naftëmbajtëse është pa mbikqyrjen e tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta