Armani, Diesel, Boss dhe Calvin Klein, të dyshuara si të falsifikuara, bllokohen mallrat në Portin e Durrësit
24/10/2025 12:03
Janë bllokuar disa mallra të dyshuara si të falsifikuara në Portin e Durrësit.
Gjatë një kontrolli të detajuar nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein etj., të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Mallrat e dyshuara janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale.
Administrata Doganore vijon me vendosmëri kontrollet për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, në mbështetje të tregtisë së ndershme dhe mbrojtjes së konsumatorit shqiptar.
Top Channel