SHBA dërgon aeroplanmbajtëse në Karaibe, përshkallëzim i ri ushtarak mes tensioneve me Venezuelën
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të vazhdojë masën e sigurisë “arrest në burg” për të pandehurin Juxhin Koka, i akuzuar për korrupsion aktiv, kontrabandë dhe vjedhje në bashkëpunim.
Koka është ekstraduar nga Spanja. Ai akuzohet nga SPAK se në shkurt 2025 korruptoi punonjës të policisë dhe vodhi 200,000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, në bashkëpunim me të tjerë. Operacioni ndërkombëtar “The Wanted”, i koordinuar nga Interpol Tirana dhe homologët e Madridit, mundësoi ekstradimin e tij.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë ende kushtet ligjore dhe nevojat e sigurimit personal për vazhdimin e arrestit.
Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda pesë ditëve nga njoftimi.
Top Channel