E bujshme nga Anglia, agjentët e mbrojtësit të “Tre Luanëve” takohen me drejtuesit e Bayern-it
Sheffield Wednesday ka marrë një goditje të rëndë nga Federata Angleze e Futbollit (EFL), pasi klubi është vendosur zyrtarisht nën administrim dhe është dënuar me 12 pikë zbritje në renditjen e Championship. Ky dënim praktikisht e afron klubin me rënien në League One sezonin e ardhshëm.
Pas 10 vitesh nën pronësinë e diskutueshme të tajlandezit Dejphon Chansiri, kontrolli i klubit përfundimisht kaloi në duart e administratorëve të mëngjesin e sotëm, në orën 9:45, pasi Chansiri firmosi dokumentet për vendosjen e klubit në administrim.
Sipas raportimeve të “SunSport”, administratorët lokalë të Begbies Traynor janë optimistë se një marrëveshje për shitjen e klubit mund të arrihet para Krishtlindjeve. Deri më tani, katër palë të interesuara kanë shprehur seriozisht dëshirën për ta blerë Sheffield Wednesday, ndërsa pritet që të tjera oferta të mbërrijnë në javët e ardhshme.
Një anëtar i stafit tha për mediat britanike: “Ishte një takim shumë pozitiv. Për herë të parë pas muajsh kemi diçka për të qenë optimistë, pasi kemi kaluar periudha të vështira me pagesa të vonuara dhe pasiguri për vendet tona të punës.”
Problemet financiare të klubit u përkeqësuan pas një borxhi tatimor prej rreth 1 milion £ ndaj HMRC, që rrezikonte një urdhër likuidimi. Përpjekjet e Chansiri-t për të ruajtur pronësinë mbi stadiumin “Hillsborough” përmes kompanisë së tij Sheffield 3 dështuan gjithashtu, pasi edhe ajo kompani është futur në administrim.
Kjo do të thotë se të gjitha asetet e klubit – përfshirë stadiumin, qendrën stërvitore dhe të drejtat tregtare – janë tashmë nën kontrollin e administratorëve.
Për më tepër, Sheffield Wednesday ndodhet nën pesë embargo regjistrimi për shkak të shkeljeve të shumta të rregullave të EFL-së, çka e bën situatën e klubit edhe më të komplikuar.
Nëse shitja nuk finalizohet para fundvitit, rënia nga Championship në League One duket tashmë pothuajse e pashmangshme për “The Owls”.
Top Channel