Zyrtare/ 12 trofe të fituar në 107 minuta të luajtura, ish-portieri i Manchester Cityt tërhiqet përfundimisht nga futbolli
23/10/2025 21:12
Portieri veteran Scott Carson ka konfirmuar zyrtarisht tërheqjen e tij nga futbolli profesional, duke vendosur kështu pikë finale në një karrierë të pasur dhe të suksesshme.
Gjatë kohës së tij te Manchester City, Carson luajti 107 minuta në fushë dhe ishte pjesë e ekipit që fitoi 12 trofe të ndryshëm, duke përfshirë tituj në ligë dhe kupa të tjera të rëndësishme.
Karriera e tij shënoi një udhëtim të gjatë në futbollin anglez dhe ndërkombëtar, duke lënë një trashëgimi të respektuar si përkushtimi në fushë, ashtu edhe për rolin e tij si lojtar profesionist dhe model për portierët e rinj.
Top Channel