Trajnimi për deputetët e rinj, Berisha: Fatkeqësia më e madhe e një deputeti, shkëputja e lidhjeve me zgjedhësin e tij

23/10/2025 10:35

Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), po organizon programin e Trajnimit për deputetët e rinj të Partisë Demokratike.

Sali Berisha nuk u paraqit para deputetëve si kryetar, por si lektor. Ai nënvizoi faktin sesa e rëndësishme është për deputetin që të dëgjojë problemet e atyre që e kanë zgjedhur të jetë në Kuvend.

Fatkeqësia më e madhe e një deputeti, është kur shkëput lidhjet me zgjedhjësin e tij. Kur pushon së qenuri avokat i atyre që e kanë votuar.

Në këtë kuadër, takimet me zgjedhësit janë të pazëvëndësueshme. Asgjë nuk duhet të shkëpusë deputetin nga takimet me elektoratin e tij. Përcjellja në parlament të atyre që kanë për zë, zërin tuaj. Një transformim i madh i punës së parlamentit duhet bërë. Nuk duhet t’i shkelmoni kurrë parimet dhe të drejtat e njeriut”-u shpreh Berisha.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta