
E pabesueshme çfarë ndodh në Championship, por e vërtete, Sheffield Wednesday huazon për vetëm 7 ditë Joe Lumley nga Bristol City.
Portieri do të veshë fanelën e Sheffield Wednesday vetëm për ndeshjen e mesjavës me Middlesbrough, pjesë e të cilit ka qenë në të kaluarën dhe arsyeja është vërtet e çuditshme dhe e pabesueshme për botën e futbollit.
Sheffield Wednesday ka mbetur pa portierë, dhe transferimi i veçantë u krye pasi Ethan Horvath u ndëshkua me karton të kuq, në sfidën e fundit. Portieri i parë i skuadrës, Pierce Charles është i dëmtuar që nga muaji gusht. Kështu që për ndeshjen me Middlesbrough, Sheffield bëri këtë lëvizje që nuk është parë më parë, me këte transferim 7-ditor. Sheffield Wednesday është në vendin e fundit në kampionat dhe ka probleme me administrimin e klubit, këtyre telasheve i shtohet edhe fakti që ka mbetur pa portierë si për të konfirmuar sezonin e vështirë që po përjeton.
Rasti i Sheffield të kujton Al Hilalin e Arabisë Saudite që mori me huazim Hamdallah vetëm për Botërorin e Klubeve, një eksperiencë që atij i zgjati vetëm 1 ditë, sepse Al Hilal u eliminua nga Fluminense. Por ai që e bën unik lëvizjen e klubit të Sheffield është se portierin Lumley e mori enkas vetëm për 1 ndeshje në këtë transferim 1 javor.
Top Channel