Figura e Neymar tërheq të gjithë vëmendjen dhe gjithjë është në syrin e ciklonit sa herë që përmendet emri i tij. Së fundmi, për sulmuesin ka folur presidenti i Santosit, Marcelo Teixeira i cili është prononcuar në lidhje me grumbullimin e mundshëm të futbollistit me Seleçaon në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Në një intervistë të dhënë në podcastin ‘Barbacast’, kreu i klubit brazilian theksoi se Neymar është ai që duhet të mbajë fanelën me numrin 10 te Brazili.

‘Është e qartë se prania e Neymar në kombëtare në Botërorin 2026 është thelbësore-tha ai-për respektin, pozicionimin dhe lidershipin. Kombëtarja me Neymar xhiron rreth kësaj. Për këtë arsye, prania e tij është shumë e rëndësishme’.

Në fakt, në këtë moment neymar nuk është në planet e trajnerit italian të 5 herë kampionëve të botës që kërkon që futbollistët të jenë në gjendjen më optimale të formë.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta