Marc Marquez nuk do të kthehet të garojë në garat e mbetura të Botërorit të MotoGP të këtij viti.

Piloti 9 herë kampion i botës u operua në shpatull pas një incidenti me Bezzecchi në garën e Indonezisë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.  Dihej që 32 vjeçari do të mungonte në garat e Australisë dhe  Malajzisë, por tani konfirmohet mungesa e tij edhe në 2 garat e fundit në Portugali dhe Valencia. Po kështu Marquez do të mungojë edhe ne testet që do të kryhen në pistën valenciane për të provuar motorin e sezonit të ardhshëm.

Ducati doli me një komunikatë zyrtare ku bënte të ditur mungesën e Marc Marquez edhe në garat e fundit të sezonit duke shpjeguar se piloti katalanas do të duhet të mbajë të palëvizur krahun për 4 javë dhe kjo e bën të pamundur rikthimin e tij në pistat e garave në dy ndalesat e fundit të MotoGP.

Vlen të kujtojmë se tashmë llogaritë e këtii sezoni janë mbyllur me kohe me Ducatin që e ka fituar titullin botëror për Konstruktorë, ndërkohë që edhe Marquez e fitoi titullin e tij të 9 për pilotë pas një dominimi me grusht të hekurt të kampionatit

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta