VIDEO/ Mori pjesë në festën që simbolizon begatinë në Kosovë, presidentja Osmani shfaqet duke kërcyer

23/10/2025 11:52

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është shfaqur si rrallëherë gjatë një feste që simbolizon begatinë.

Ajo u shfaq duke kërcyer, teksa shoqërohej nga një djalë, nën ritmet e muzikës.

“Nga toka fillon gjithçka: jeta, bereqeti dhe begatia. Bashkë me miq, aleatë, përfaqësues të jetës institucionale e shoqërore, në Darkën e Lamës shpreha falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë për secilin prej atyre që e mbajnë këtë vend gjallë e krenar çdo ditë.

Kjo Darkë e Lamës, e cila është nismë e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, është kujtesë e lidhjes sonë me rrënjët, me tokën që na mban e ushqen, me traditën që na mëson të jemi mirënjohës”, shkruan në llogarinë e saj në Facebook presidentja e Kosovës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta