Vranë dhe groposën babanë, jepet vendimi për fëmijët dhe bashkëshorten e Pëllumb Metës, njëri burgim të përjetshëm
23/10/2025 11:06
Gjykata e Durrësit dënoi sot me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Pëllumb Meta dhe për groposjen e trupit të tij.
Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të Shënavlashit në Durrës, që u zbulua më 10 shkurt të vitit 2024. Gjykata ka dënuar po ashtu me 8 vite burg Hygerta Metën, nga 30 vite që kishte kërkuar prokuroria.
Po ashtu është dënuar me 5 vite burg djali tjetër i familjes Amarildo Meta.
Nëna e tre fëmijëve, Blerina Meta që akuzohet se kishte dijeni për krimin e rëndë u dënua me 3 vite burg, pavarësisht se mbrojtja kishte kërkuar pafajësi.
Top Channel