Kombëtarja e vajzave pa Berishën dhe Emerllahun ndaj Qipros, Grima: Do të luajmë për fitore

23/10/2025 20:33

Kombëtarja e futbollit të vajzave mbylli përgatitjet për sfidën e playoutit ndaj Qipros për Ligën B të Nations League.

Të drejtuar nga Armir Grima vajzat kuqezi zhvilluan seancën e fundit stërvitore në stadiumin ‘Antonis Papadopoulos’, ku këtë të premte në orën 18:00 do të zhvillohet ndeshja. Trajneri Armir grima në prag të kësaj ndeshjeje foli për gjendjen e skuadrës por edhe për objektivin e saj që është fitorja

‘ Gjendja është e mirë, përjashto dëmtimin e Fortesa Berishës dhe problemin që kishim me Erjona Emerllahun-tha trajneri Grima-Ne jemi besimplotë, kemi dëshirë, vajzat kanë dëshirë dhe entuziazëm dhe mendoj se duhet të dalim faqebardhë për këto dy ndeshje. Patjetër që do të luajmë për fitore. Për të dalë faqebardhë na duhet vetëm fitorja”

Ndërkaq, Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se Erjona Emerllahu nuk do të mund të luajë në këtë përballje pasi nuk u pajis në kohë me pasaportën shqiptare, ndërsa Fortesa Berisha ka pësuar një dëmtim që do ta lëjë atë jashtë fushe si për ndeshjen e kësaj të premtje ashtu edhe në ndeshjen e kthimit

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta