Nëse për klubet e mëdha Kupat e Europës janë një objektiv për një trofe më tepër, dhe kjo për shumë pak klube, për të tjerat, evenimentet europiane shihen si mënyrë për të shtuar të ardhurat e tyre në bazë të rezultateve të cilat kanë bonuse të ndryshme.

Kështu Drita siguroi një tjetër barazim në Ligën e Konferencës pas atij ndaj KuPS-it, teksa mbrëmjen e sotme, ndali qipriotët e Omonias me rezultatin 1-1. Krahas pikës së fituar, Drita, në Kosovë do të arkëtojë 133 mijë euro. Pra barazimi në fazën e ligës në Ligën e Konferencës vlen 133 mijë euro, kurse fitorja vlen 400 mijë euro. Drita në fazën e ligës, do t’i zhvillojë edhe 4 ndeshje tjera, teksa deri tani vlera e arkëtuar vetëm në fazën e ligës shkon 266 mijë euro me dy ndeshjert e para që ka zhvilluar

Me paraqitjen në kualifikueset e Ligës së Konferencës, Drita i kishte të garantuara 3 milionë e 170 mijë euro nga UEFA, ndërkohë që ky bilanc pritet të rritet ndjeshëm në rast rezultatesh pozitive.

Po sot, Shkëndija e Tetovës arriti një fitore historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, teksa mposhti Shelburnin, duke marrë pikët e para në fazën në grupe të turneut ku janë debutues. Do të ishte një autogol në minutën e 92-të, ai që do të vuloste fatin e takimit, duke bërë që të shpërthente festa e kuqezinjve për këtë triumf historik.

Asnjë skuadër që ka përfaqësuar Maqedoninë e Veriut, në grupet e një kompeticioni Europian, nuk ka arritur të sigurojë një fitore, teksa këtë gjë e bëjnë kuqezinjtë nga Tetova. Fitorja në grupet e Ligës së Konferencës, vlen 400 mijë euro, një shifër kjo që do të arkëtohet nga klubi i Shkëndijës. Një bonus monetar i konsiderueshëm për klubin shqiptar, që po i bën krenarë të gjithë. Kjo shifër padyshim edhe Shkëndijes i shtohet mbi 3 milion eurove që ata kanë përfituar deri nga mbërritja në këtë fazë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta