Juventusi vazhdon të mos ngrejë kokë në këtë fazë të sezonit teksa u mposht në javën e tretë të League Phase të Ligës së Kampioneve nga Reali i Madridit. Trajneri i bardhezinjve, Igor Tudor nuk e fshehu keqardhjen teksa tha se skuadra e tij e meritonte të shënonte të paktën një gol.

‘Kjo ndeshje na lë shijen e keqardhjes që nuk mundëm të merrnim dot një pikë-u shpreh trajneri kroat i Zonjës së Vjetër pas sfidës-të paktën një gol e meritonim. Djemve iu erdhi shumë keq’.

Ndërsa keqardhja ishte për rezultatin, për paraqitjen e lojtarëve të tij, Tudor kishte opinion krejt tjetër duke e vlerësuar lojën e tyre në maksimum.

‘Përballeshim me monstra që dinin të driblonin me një lëvizje të vetme-vijoi Igor Tudor-patëm një qasje të mirë në lojë, pastaj me të drejtë vuajtëm. Sa keq që nuk i shfrytëzuam rastet që kishim. Lideri i skuadrës? Duhet të jenë gjithë liderë, gjithmone. Fanela e Juventusit peshon dhe në këtë pikë është e nevojshme të rritemi’

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta