Ardon Jashari prej 2 muajsh nuk luan me Milanin për shkak të një dëmtimi. Mesfushori me origjinë shqiptare është në proces riaftësimi që duket se po respekton afatet me Milanin që ka si objektiv ta ketë në fushën e lojës përpara pauzës së kampionatit të nëntorit, dmth në 8 nëntor në ndeshjen në Parma.

Tashmë Jashari vrapon në fushë dhe ky është hapi i fundit para riatletizimit dhe kthimit të futbollistit me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje.  Ardon Jashari më në fund po e lë pas krahëve dëmtimin e pësuar në 28 gusht gjatë një seance stërvitore dhe tani ka shumë dëshirë të luajë.

Javën e ardhshme ai do t’i nënshtrohet një ekzaminimi me radiografi që duhet të çertifikojë kalçifikimin e kockës, diçka e nevojshme për të forcuar. Fazën e parë të procesit të riaftësimit, Ardon Jashari e bëri në Zvicër, për ta vazhduar në Milanello ne seanca fizioterapie, ushtrime në biçikletë, punë në palestër, not në pishinë.

Në fund ka vrapuar dhe është stërvitur në rërë, hapi i fundit ky përpara se të veshë sërish këpucët e futbollit. Ardon Jashari ka shumë dëshirë që të tregojë sa vlen dhe shpreson që të ketë një shans sa më shpejt. Mund të jetë ‘blerja e re’ e Milanit para merkatos së janarit

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta