Gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Kryemadhi shkon në SPAK/ Apeli rrëzon kërkesën për heqjen e masës së sigurisë

23/10/2025 15:10

Gjyqësori vazhdon ta refuzojë Ilir Metën duke mos i dhënë liri, e megjithatë ish-funksionari nuk heq dorë.

Edhe në apelin e posaçëm, gjykata rrëzoi sërish kërkesën e ish-presidentit për revokim të masës së sigurisë, si të pabazuar.

Krahas kërkesave të përsëritura dhe pa rezultat për ish-presidentin, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, edhe seanca paraprake dështoi. Avokatët e pesë të akuzuarve u bënë pjesë e bojkotit 5 ditor, çka solli shtyrje gjyqi, ndërsa gjykata njoftoi palët që të paraqiten në datën 28 tetor.

Por avokati i tij është i qartë se me kërkesën për mungesë rrezikshmërie që buron nga mbyllja e hetimeve dhe dorëzimi në gjykatë, do gjendet një trupë që do ta dëgjojë Metën.

Në akuzë janë Ilir Meta i arrestuar prej tetorit 2024, ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ish-vjehrra Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta