E rëndë në Itali, humb jetën 7-vjeçari shqiptar/ Nga aksidenti plagoset edhe babai i tij së bashku me një tjetër person
23/10/2025 10:54
Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku viktimë ka mbetur 7-vjeçari shqiptar.
Si pasojë e përplasjes së fortë në provincën e Bolonjës, të lënduar kanë mbetur edhe babai i vogëlushit, së bashku me personin që ndodhej tek mjeti tjetër. Vogëlushi ndërroi jetë në vend.
Sipas raportimit të mediave vendase, aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, kur një makinë “Volkswagen Corrado” që drejtohej nga një shqiptar dhe në sediljen e pasme kishte babain e tij u përplas me një “Renault Clio” të drejtuar nga një 20-vjeçar.
Të dy automjetet e përfshira në aksident dolën jashtë rrugës.
Top Channel