E mitura përndiqej nga i burgosuri në Tiranë, nipi i tij kërcënon 16-vjeçaren që të tërheqë kallëzimin

23/10/2025 13:09

Një vajzë vetëm 16-vjeçe kallëzoi dy ditë më parë në komisariatin nr.5 në Tiranë se përndiqej nga dy persona, mes tyre njëri i burgosur.

Në gjendje të rënduar, e mitura ka tentuar të vetë-lëndohet, ndërsa gjatë dëshmisë, goditi edhe një punonjëse policie.

Blutë bëjnë me dije sot se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 identifikuan shtetasin tjetër që dyshohet se ka përndjekur 16-vjeçaren, A. H., 27 vjeç.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 27-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me këtë rast.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë për një të mitur(nipi i shtetasit J. Ll) pasi dyshohet se ka kanosur në anë të celularit 16-vjeçaren, për të tërhequr kallëzimin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta