“Do të jetë gati për festat e fundvitit”/ Balluku inspekton punimet e autostradës Tiranë-Durrës: Për trafikun, qytetarët kanë treguar mirëkuptim

23/10/2025 16:00

Zv.kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet për autostradën Tiranë-Durrës.

Balluku dha lajmin se në fund të këtij viti, autostrada me 4 korsi nga të dyja anët do të jetë gati për qytetarët.

Ndodhemi në fazën e dytë të kantierit. 3 korsi nga të dyja krahët plus emergjenca. Kemi dy nyjet lidhëse, ura e Laknasit dhe hyrja për në Rinas. Ne shpresojmë ta dorëzojmë për akses në fund të muajit dhjetor për fundvit.

Nga 4 korsitë, do duhet të kalojë në pjesën e ngushtë, edhe rruga e Kasharit është në planet tona për tu zgjedhuar. Besoj që qytetarët kanë treguar për mirëkuptim për trafikun, nëse ata sot do të marrin lajmin që faza e parë dhe e dytë do hapet deri në fund të këtij viti, do ndihen të lehtësuar”-tha Balluku.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta