Arbitri i EuroLeague në basketboll, Uro Nikolic është arrestuar në Serbi në një operacion policor ndërkombëtar kundër krimit të organizuar.

Sipas disa mediave serbe që u cituan edhe nga ‘Eurohoops’, Nikolic, 39 vjeçar u vu në pranga të mërkurën pasi policia i gjeti në banesë 250 mijë euro. Uro Nikolic që është edhe arbitër i Ligës Adriatike, u arrestua me dyshimin për lidhje me krimin e organizuar, ndërkohë që edhe 10 persona të tjerë janë paraqitur para gjykatësit me akuza të ndryshme mes të cilave vrasje dhe trazira publike.

Uro Nikolic debutoi si arbitër në EuroLeague, kompeticioni më i rëndësishëm i basketbollit për klube në Evropë, në 2019 dhe ka pasur një karrierë të suksesshme. Ai ka arbitruar në Final Four të 2021 dhe 2024. Hera e fundit që ai ka vënë drejtësi në parket ka qenë në Movistar Arena në sfidën mes Realit të Madridit dhe Olympiacos e zhvilluar në 17 tetor dhe e fituar nga skuadra spanjolle 89-77

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta