Notarja transgjinore dënohet me 5 vjet pezullim dhe i hiqen të gjitha rezultat nga viti 2022, refuzoi testin e verifikimit të gjinisë
Arabia Saudite ka mundur të joshë edhe sportin e tenisit. Vendi arab përvec Six Kings Slam ka mundur të fitojë të drejtën për të pritur WTA Finals që nga 2024, ndërsa në Jeddah, nga 2023 mbahet Next Gen ATP Finals
Kalendari i eventeve elitë të tenisit në Riad pasurohet edhe më një tjetër turne shumë të rëndësishëm Masters 1000, që do të jetë turneu i 10 i këtij kalibri dhe kjo do të nisë që nga viti 2028, por nuk ka një datë të caktuar ende. Marrëveshja, që u zyrtarizua këtë të enjte, do të sjellë në botën e tenisit Turneun e 10 Masters, që do t’iu bashkohet eventeve legjendare në Indian Ëells, Miami, Monte-Carlo, Madrid, Roma, Toronto/Montreal, Cincinnati, Shanghai e Parigi.
‘Sjellja e një turneu Masters të tenisit në Arabinë Saudite është një hap historik për këtë sport në rajon-tha Bander Bin Mogren. Në të njëjtën linjë qëndron edhe presidenti i ATP, Andrea Gaudenzi. ‘Është një moment krenaria, fryt i një rrugëtimi të nisur disa vjet më parë-tha gaudenzi-Arabia ka treguar një impenjim autentik ndaj tenisit jo vetëm në nivel profesionist, por edhe në rritjen e bazës. Tifozët dhe lojtarët do të habiten nga ajo që do të shohin’.
Top Channel