Polemikat për vendimin që ndeshja e Serie A mes Milanit dhe Como të zhvillohet në Australi kalojnë kufijtë e Italisë. Çështja ka shkuar në tryezën e Komisarit Evropian për rininë, kulturën dhe sportin, Glenn Micallef i cili ndërhyri në lidhje me vendimin e UEFA për të lejuar këtë transfertë transoqeanike

Ajo që e përforcon idenë e politikanit maltez është zgjedhja e Ligës Spanjolle për të anuluar zhvillimin e ndeshjes mes Villarealit dhe Barcelonës në Miami në SHBA, një vendim që pati një efekt domino dhe që preku edhe takimin e Serie A mes Milanit dhe Comos e programuar të luhet në fundjavën e 7-8 shkurtit në Perth

‘E mirëpres vendimin e La Liga për të anuluar ndeshjen e Miamit-shkruante Micallef në rrjetet sociale-është një fitore për tifozët, futbollistët dhe traditat që e bëjnë të vecantë futbollin evropian. Përfaqëson qartë Modelin Sportiv Evropian dhe të vlerave që ai mishëron. Duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku, Liga, klube dhe UEFA për të mbrojtur integritetin, konkurrencën e drejtë dhe lidhjen mes klubeve dhe komuniteteve të tyre. Besoj se edhe Serie A do të reflektojë për një qasje të tilllë. Të mbajmë futbollin tonë në Evropë na forcon të gjithëve’.

Tani topi kalon në fishën e FIFA që së bashku me Konfederatën Aziatike të Futbollit duhet të japin miratimin e tyre që të luhet sfida mes Milanit dhe Comos në Australi. Por sipas të përditshmes britanike ‘The Guardian’, institucioni më i lartë i futbollit aziatik është vënë nën presion të madh për të mos autorizuar mbajtjen e kësaj sfide, ndërsa vetë presidenti i FIFA, Gianni Infantino e ka etiketuar si një rrezik të madh zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit në kontinente të tjerë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta