Uashingtoni pezulloi bisedimet me Moskën, Orban: Hungaria po vijon përgatitjet për takimin Trump-Putin

22/10/2025 14:30
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Planet për një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij amerikan Donald Trump duket se dështuan dje.

Por megjithatë, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se qeveria e tij është ende duke u përgatitur për takimin në Budapest.

“(Ministri i Jashtëm hungarez Peter) Szijjarto është në Uashington. Përgatitjet për samitin e paqes po vazhdojnë. Data është ende e pasigurt. Kur të vijë koha, ne do ta mbajmë atë”, shkroi Orban në rrjetet sociale.

Orban, i cili është prapa në shumicën e sondazheve përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ka qenë një aleat i Trump prej kohësh dhe ka mbajtur marrëdhënie të ngrohta me Moskën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta