U përleshën në sfidën e fundjavës së kaluar, tifozëve të Pisas dhe Veronës iu ndalohen transfertat 3 muaj

22/10/2025 23:30

Iu ndalohen transfertat për 3 muaj. Kjo ishte masa e marrë nga ministri i brendshëm italian, Mario Piantedosi për tifozët e e Pisas dhe Veronës

Vendimi erdhi pas një debati me Observatorin Kombëtar në lidhje me eventet sportive. Arsyeja janë përleshjet mes tifozerive të të dyja skuadrave në sfidën e 18 tetorit në Pisa përpara fillimit të përballjes.

Vendimi do të zbatohet menjëherë që të premten e 24 tetorit kur do të luhet ndeshja mes Milanot dhe Pisas. Dhe për këtë ndeshje për skuadrën mike ishin shitur 4000 bileta.

Në 18 tetor, në orën 11:30, rreth 200 tifozë ultras të Veronës, të pashoqëruar shkuan pranë Arena Garibaldi. Aty, në qendër të qytetit pati kontakte me tifozë të Pisas ku nuk munguan hedhjet e sendeve në drejtim të njëri-tjetrit madje pati edhe konfrontim fizik. U shënuan një sërë incidentesh që u qetësuan vetëm pas ndërhyrjes së forcave të rendit që përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Në vendin e ngjarjes u gjetën sende që u përdorën si armë: një thikë, tub hidraulik, shkop flamuri i mbuluar me çemento. Dy ditë më vonë, 5 tifozë veronezë u lanë në arrest shtëpie.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta