Jannik Sinner vihet gjithnjë e më shumë në vorbullën e polemikave në Itali. Numri 2 i renditjes botërore bëri të ditur se nuk do të merrte pjesë në Kupën Davis pasi kishte nevojë për një javë më shumë pushim. Por ky justifikim cdo ditë që kalon venitet gjithnjë e më shumë.

Tenisti 24 vjecar në fakt në një postim të tij në Instagram bëri të ditur pjesëmarrjen në Hyundai Card Super Match, një sfidë ekzibicioni me rivalin e tij Carlos Alcaraz. Pas finales në Six Kings Slam, tenisti italian do të zbresë në fushën e lojës për një event të sponsorizuar në Korenë e Jugut në janar të 2026 në prag të Australian Open. Ende nuk është konfirmuar data e saktë e evenimentit, por sipas mediave lokale, ai do të zhvillohet në 10 janar në l’Incheon Inspire Arena të Seulit.

Një takim që në fakt e ngarkon kalendarin e Sinner në kuadër të përgatitjeve të turneut të parë Grand Slam të vitit të ardhshëm në Melbourne dhe që hedh poshtë justifikimin e tij për të refuzuar thirrjen nga kombëtarja italiane e tenisit për të marrë pjesë në Kupën Davis.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta