Në futbollin modern, ndërrimi i trajnerëve është bërë më i zakonshëm se kurrë.

Kaq i madh është presioni në nivelin e lartë, sa klubet rrallë hezitojnë të shkarkojnë një trajner nga detyrat e tij, me shpresën për të marrë atë ‘rifreskim dhe efekt që ka trajneri i ri’. Në fund të fundit, është shumë më e lehtë të ndërrosh trajner sesa të heqësh një skuadër të tërë lojtarësh. Premier League është bërë një nga vendet më të vështira për të qëndruar në një punë për trajnerët dhe këtu bëhet fjalë për kampionatet e mëdha, se Shqipëria në këtë aspekt duke sikur është planet tjerë, por me këtë do të meremi pak më poshtë.

Vetëm tetë ndeshje pas fillimit të sezonit të ri, tre trajnerë kanë humbur tashmë vendet e tyre të punës. Nottingham Forest tani ka në krye të pankinës së sajë trajnerin e tretë në këtë sezonit, pasi emëroi Sean Dyche si pasardhësin e Ange Postecoglou, ndërkohë që australiani kishte zëvendësuar Nuno Espírito Santo vetëm një muaj më parë.

Trajnerët që kanë rezistuar gjatë janë gjithmonë e më të rrallë dhe ku në Premier League, aty ku mereshin për shembull për qendrueshmërinë. Pep Guardiola i Manchester Cityt (nëntë vjet) dhe Mikel Arteta i Arsenalit (pesë vjet) janë të vetmit trajnerë aktualë që kanë qenë në punën e tyre për më shumë se pesë vjet. Trajnerët me shërbim më të gjatë të të gjitha kohërave në Premier League janë Sir Alex Ferguson i cili kaloi 21 vjet si trajner i Man United ndërsa ata ishin në Premier League, dhe Arsen Wenger, i cili ishte tek Arsenali për 22 vjet.

Dhe nga realiteti i kampionatit më të bukur në Botë, le të kalojmë tek Kategoria Superiore shqiptare. Ndoshta kjo pjesë e parë e kampionatit nuk është ndër më të spikaturat për ndryshimet e trajnerëve, megjithatë edhe në këtë edicion ka patur 7 trajnerë që kanë lëvizur në 10 skuadrat e Superiores.

Tirana ndryshoi dy trajnerë (Mile, Bordin), Partizani 3 trajnerë (Abilaliaj, Milenkovic) dhe aktualisht drejtohet nga Kërnaja ndërsa edhe Flamurtari i vendit të fundit është me trajnerin e dytë ende pa mbaruar faza e parë edhe pse vazhdon në vendin e fundit.

Pjesa tjetë e ekipeve mbetet me trajnerët që filluan sezonin: Egnatia (Tetova), Elbasani (Gvozdenoviç), Vora (Bellai), Bylisi (Josa), Teuta (Dobi), Vllaznia (Edi Martini) dhe Dinamo (Ilir Daja). Ndërkohë nga sezoni i shkuar vetëm 3 trajnerë rezistuan dhe vijuan në këtë sezon të ri, Egnatia e mbylli dhe vijon me Idlir Tetovën, Elbasani e mbylli me Ivan Gvozdenoviç dhe vazhdon po me trajnerin serb dhe ekipi tretë mbetet Dinamo e Ilir Dajës, që gjithashtu vijon pa ndryshime. Siç e thamë më sipër dy botë paralele edhe pse luajmë të njëjtën lojë, që quhet futboll.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta