Ngjarje tronditëse në Milano/ Gruaja 62-vjeçare në rrezik për jetën pas një sulmi me thikë nga ish-bashkëshort

22/10/2025 14:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Bruzzano në veri të Milanos ku një grua 62-vjeçare është plagosur rëndë me thikë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin Niguarda, ku është dërguar me urgjencë.

Sipas burimeve të policisë lokale, gruaja është gjetur e mbuluar në gjak në rrugën dhe dyshohet se plagët i janë shkaktuar në banesën e saj, e cila ndodhet pak metra larg vendit ku u gjet, nha ku mund të ketë dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë.

Viktima ka pësuar plagë të shumta, veçanërisht në fytyrë, qafë dhe shpatull, të shkaktuara me thikë. Ajo ka mbërritur në spital në arrest kardiak dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit.

Autori i dyshuar i këtij sulmi brutal është ish-bashkëshorti i saj, një 64-vjeçar, i cili sipas dëshmive të banorëve është parë duke u larguar menjëherë pas ngjarjes.

“Kam dëgjuar një britmë dhe dola të shoh çfarë po ndodhte. Një vajzë më tha se e kishin rrahur keq”, deklaroi një fqinje.

Një tjetër dëshmi tronditëse nga lagjja tregon se ish-burri ishte parë shpesh pranë zonës së banesës gjatë muajit të fundit, nga dyshohet se edhe mund ta ketë përndjekur.

Çifti ishte i ndarë prej tre vitesh dhe, sipas burimeve nga prokuroria e Milanos, nuk kishte padi të mëparshme për dhunë apo keqtrajtim nga ana e gruas. Megjithatë, hetimet janë në vijim për të zbuluar nëse ajo kishte shprehur më herët shqetësime apo frikë për ndonjë rrezik të mundshëm nga ish-partneri në ndonjë formë tjetër.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e gruas mbetet e rëndë dhe ajo po lufton për jetën në spital.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta