“Nëna ime ka kaluar një ishemi në tru”/ Egla Ceno flet për gjendjen e të ëmës në ‘Goca dhe Gra’: Është e paralizuar, do ja dalim

22/10/2025 07:18

E ftuar me anë të një videocall-i në “Goca dhe Gra” ishte fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno.

Gjatë intervistës së saj, ajo u ndal dhe te gjendja shëndetësore e të ëmës, e cila ka kaluar një ishemi në tru dhe ndodhet e paralizuar, jashtë rrezikut për jetën.

“Në fakt tmerri i kësaj interviste është mami. Mamin nuk e kam në shtëpi, është në Poliçan me një kujdestare. Jam munduar që mos ta ngarkoj me këtë çështje, por tashmë ajo do ketë parë lajme e tituj për këtë gjë. Do më marrë në telefon. Ajo është e paralizuar, nuk e ka marrë veten. U bënë tre muaj që ka pësuar një ishemi në tru. Është jashtë rrezikut për jetën. Do ja dalim dhe ajo është e fortë”, u shpreh Egla Ceno.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta