Ndër veprimet e duhura të Barcelonës së kësaj vere, janë blerjet e realizuara në merkaton e transferimeve

I pari që ka treguar se klubi katalanas ka goditur në shenjë është Joan Garcia, i cili që në momentin e parë vërtetoi se ia vleu shpenzimi prej 25 milionë eurosh për të. Për një portier është më e lehtë të përshtatet me skuadrën e re në krahasim me futbollistët e pozicioneve të tjera dhe Garcia ka qenë një element kyç që në fillim.

Pak më ndryshe ka qenë fillimi i Marcus Rashford me anglezin që e pati pak të vështirë, por që tani ai, si makinat me motorelë diesel, po xhiron me ritme te shpejta. Këtë të martë Rashford zhvilloi ndeshjen e tij më të mirë deri tani në këtë sezon që nga ardhja te Barcelona. Shënoi 2 gola dhe fitoi një penallti që u ekzekutua sakte nga Yamal, një paraqitje e shkelqyer që u la pak ne hije nga tregolëshi i Fermin Lopez.

Avantazhi i Rashford është se ai gjithnjë i sjell diçka në lojë Barcelonës; mund të jetë në formën e golave, asisteve, duke shkaktuar 11 metersh apo duke bërë që kundërshtarët të ndëshkohen me kartonë. Në Champions League ka pasur një rendiment të shkëlqyer ku ka shënuar 2 dygolësha, me Newcastle dhe pikerisht në sfidën e së martës  ndaj Olympiacos.

Marcus Rashford po i shfrytëzon mjaft mirë hapësirat që i janë krijuar nga dëmtimet e njëpasnjëshme në skuadër. Është i vetmi sulmues bashkë me Roony që nuk kanë shfaqur asnjë problem fizik dhe gjithnjë ka qenë në dispozicion të trajnerit kur u dëmtuan Lewandowski, Raphinha e Ferran Torres dhe i ka shfrytëzuar mundësite që i dhanë. Kështu që duke parë këtë rendiment nuk do të jetë aspak e lehte per stafin teknik ta lejë Rashford në stol.

Në këtë pikë duke parë çfarë po jep në fushën e lojës Rashford, Barcelona duhet të aplikojë opsionin e blerjes së kartonit te sulmuesit anglez të cilin e ka marrë nga Manchester United në formë huazimi. Edhe pse është ende shpejt dhe duhet parë si do shkojnë gjërat në këtë sezon, gjithçka tregon se për klubin spanjoll pagesa e 30 milionë eurove do të ishte një lëvizje shumë e mirë e merkatos.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta