
Një tjetër emër fiktiv si pronar trojesh rezulton shtetasi Miqail Bafti, sërish banor i zonave bregdetare, pasi këta emra, lidhen me dokumentet e origjinës së ndarjes së tokës.
“Është përdorur dhe trajtuar normalisht gjithë komuniteti për ta lidhur sa më origjinale situatën në raport me falsifikimin”, deklaroi avokati Bledi Meminaj.
Më pas, manipulohen dokumente të ndryshme duke u dhënë parcela disa-fish nga sa u takonte realisht sipas AMTP-ve origjinale. Përmes ndërhyrjeve me dokumente të falsifikuara, Bafti siguroi pronën me numër 176/7 në zonën kadastrale 2375 në Lalëz.
“Në dokumentin AMTP nr. 168 datë 20.01.1995 objekt ekspertimi, te shifra ‘4’ e parë te numri 41.400 konstatohet fshirje mekanike, mbetje e shifrës së mëparshme e cila ka qenë shifra ‘2’, citohet në dosje.
Pra, me një të rënë të lapsit, grupi kriminal përlau plot 20 mijë metër tokë në bregdet. Prokuroria konstatoi se faqja origjinale 244 në volumin 4 të zonës kadastrale 2375 ishte zëvendësuar. Tashmë, duke shtuar në emrin e shtetasit Miqail Bafti 20 mijë metër tokë. Kjo sipërfaqe u shit në një tjetër kontratë fiktive për 1.500.000 lekë, sërish një shifër qesharake në raport me vlerën reale.
“Bie në sy që një mall i shtrenjtë shitet lirë, d.m.th. ka diçka brenda, thatë ju që ka të tjerë elementë që fshihen prapa kuintave”, eksperti i pronave, Gjergji Begaj.
Nën emrin e shtetasit Mark Gjika është zhvatur një hapësirë prej 15 dynymësh tokë. Bëhet fjalë për pronën me numër 176/8, zona kadastrale 2375 në Gjirin e Lalzit. Nga verifikimi i dokumenteve arkivore, u zbulua se familja bujqësore Gjika, i përkiste zonës së Bizës, jo Gjirit të Lalzit.
Në AMTP-në origjinale tokat e familjes ndodheshin në Bizë, por, dokumenti u falsifikua.
Skema vijon me shitjen fiktive të pronës për vetëm 1.000.000 lekë tek shtetasi Ardian Sabli. Mandati i pagesës u pagua në bankë nga shtetasi Agron Bejdolli që akuzohet nga prokuroria për “falsifikim” dhe “grup kriminal”.
“Grupet kriminale përdorin prestanomet, me fuqinë, falsifikimin, shantazhin, korrupsionin, grupi arrinte ta vendoste pronën në mënyrë të ligjshme te X personi.
Top Channel