Inside Story/ Dokumenti ekskluziv që zbuloi që në vitin 2019 ‘futjen e duarve’ në arkivat e pronave në Lalz por askush nuk ndërhyri

22/10/2025 22:08

Inside Story, ka siguruar ekskluzivisht disa materiale që faktojnë këto abuzime të cilat nuk janë pjesë e dosjes së finalizuar nga SPAK, por i përket një tjetër fraksioni të procedimit 235 që është ende në vijim.

Në një raport kontrolli tekniko-ligjor që është ushtruar në Zyrën e regjistrimit të pasurive në Durrës që në vitin 2019, konstatoheshin disa mangësi të rënda. Rezulton se në zonën kadastrale 1204, fshati Bizë, ishin zhdukur nga arkiva 15 dokumente. Shefja e arkivit ka ngarkuar me përgjegjësi juristët e angazhuar me praktikat përkatëse.

“Nga specialistët e tjerë të ZVRPP Durrës që kanë kryer veprimet me referencave që mungojnë dhe nga përgjegjësit e zonave përkatëse nuk është paraqitur observacion për mungesën e dokumentacionit”, thuhet në raportin e brendshëm të Kadastrës siguruar nga Inside Story.

Një situatë e ngjashme edhe në zonën kadastrale 1925 në Hamallaj ku po ashtu janë bërë tjetërsime masive. Aty mungonin plot 49 dokumente që ishin zhdukur nga arkiva.

Ndërkohë në zonën kadastrale 1522 në fshatin Draç, në Gjirin e Lalzit ishin zhdukur 25 dokumente. Në total, në 3 zona kadastrale ishin zhdukur 89 dokumente.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta