Gjashtë të arrestuar në Dublin pas incidenteve pranë hotelit ku strehoheshin azilkërkues

22/10/2025 18:33

Gjashtë persona janë arrestuar pas incidenteve që shpërthyen mbrëmë në Dublin, ku protestuesit dogjën një automjet policie dhe u përleshën me forcat e sigurisë pranë një hoteli ku strehoheshin azilkërkues.

Protestat u zhvilluan për të dytën ditë në kryeqytetin irlandez, pas një sulmi ndaj një vajze 10-vjeçare, siç raportohet nga mediat irlandeze.

Forcat e policisë u sulmuan me shishe qelqi, tulla dhe fishekzjarre, ndërsa një makinë patrullimi u dogj para një hoteli, në incidentet që ndodhën për të dytën ditë në kryeqytetin irlandez, pas një sulmi ndaj një vajze 10-vjeçare për të cilin akuzohet një emigrant afrikan.

Sipas mediave lokale, shumë protestues mbanin flamuj irlandezë dhe pankarta me mesazhe anti-emigracion.

Sipas Agjencisë Irlandeze për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Familjeve, vajza që dyshohet se u sulmua ishte nën kujdesin shtetëror dhe ishte zhdukur gjatë një vizite në qendër të qytetit të Dublinit.

Policia tha se një burrë, rreth të 20-ave, është arrestuar dhe akuzuar për sulmin ndaj vajzës së mitur.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta