Giorgio Chiellini konfirmon Tudor: Janë thënë e shkruar gjëra të pavërteta, duam të vazhdojmë së bashku

22/10/2025 21:41

Giorgio Chiellini konfirmon Igor Tudor në pankinën e Juventusit duke larguar zërat që flisnin për një lloj tensioni mes klubit dhe trajnerit kroat. Dhe këtë e bëri vetëm pak minuta para fillimit të sfidës shumë të rëndësishme me Realin e Madridit.

“Mund të thuhet që këto ditë janë thënë dhe shkruar gjëra të pavërteta, sepse Igor është trajneri i Juventusit dhe tek ne nuk ka dëshirë tjetër veçse të vazhdojmë punën me të – tha Chiellini – kanë shkruar për raporte jo të mira, por e vërteta është se ka përballje, siç ndodh në çdo skuadër tjetër apo edhe familje. Ndonjëherë bie dakord, ndonjëherë jo, por në fund vazhdojmë punën së bashku.”

Më pas Chiellini foli edhe për zgjedhjet e Tudor në skuadrën e tij.

“Sigurisht, trajneri është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij. Ne si klub nuk kemi folur kurrë për vlerësimin e futbollistëve për çështje kontraktuale – vijoi Chiellini – Tudor ka lirinë dhe mbështetjen tonë maksimale.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta