
Dy shqiptarë me kartela të kuqe Interpoli, të shpallur në kërkim ndërkombëtare nga Shqipëria dhe Gjermania janë prangosur në Angli.
Top Channel ka parë dokumentet e gjykatës së ekstradimeve në Londër ku ka dalë këtë të mërkurë Eduart Elezi 28 vjec.
Ndaj tij Gjermania kishte lëshuar një fletë arresti ndërkombëtare ekzekutuar nga skuadra e ekstradimeve në Metropolitane Police në Londër.
Ai akuzohet si i pëfshirë në kultivim kanabisi. Seanca e ardhshme e ekstradimit është parashikuar më 16/02/2026
Po këtë gjykatë ka dalë një tjetër shqiptarë. Ai është Xhuljano Hoxha 30 vjeç i kërkuar nga zyra e Interpol Tiranës dhe arrestuar po nga Metropolitane Police në Londër.
Hoxha kërkohet nga drejtësia shqiptare për kultivim kanabisi. Përpara se të vijohet me këtë proces ekstradimi Hoxha më 20/11/2025 do të mësojë në gjykatën e Manchester masën e dënimit për një krim të konsumuar në shtetin anglez.
Top Channel