Politika është gati për t’u ulur qe të shkruajë rregulla të reja për zgjedhjet.

Mazhoranca ka bërë një hap dhe  ka rënë dakord që ti rikthehet traditës së paritetit në  komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

Së fundmi kemi rënë dakord edhe në lidhje me ato vërejtje që u ngritën në lidhje me përfaqësimin në reformën zgjedhore ku shumica dhe opozita do të ketë një përfaqësim të barabartë. Do të ketë përfaqësi edhe nga partitë e vogla që janë pjesë e kuvendit, por që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare, por duke ruajtur një balancë për të ruajtur ekuilibrin shumicë- pakicë”, shprehet Damian Gjiknuri.

Në pritje që Kuvendi të japë dritën jeshile për nisjen e punës, konsensusi për ligjin e ri elektoral  nuk duket mision i lehtë, pasi demokratët kërkojnë ndryshimin e sistemin që e bën të domosdoshëm ndërhyrjen edhe në Kushtetutë.

Ky sistem nuk duhet te jetë më…”, shprehet Oerd Bylykbashi.

Sa herë ka zgjedhje  politika shqiptarë është paciente e përhershëm të Komisionit të Venecias, i cili shpërndan receta që qetësojnë palët. Por, doktori ndërkombëtar nuk rekomandon ndërhyrje te shpeshta  në ligjin e zgjedhjeve.

Futbolli nuk  do të ishte një sport argëtues nëse rregullat e një ndeshjeje ndryshoheshin para çdo loje. Askush nuk do të kuptonte çfarë po ndodh dhe askush nuk do t’i besonte, veçanërisht nëse rregullat nuk do të vendoseshin nga disa burokratë të FIFA-s, por nga njëri prej ekipeve. Po kështu edhe në zgjedhje, stabiliteti i ligjit zgjedhor është një nga elementët kyç për të garantuar besimin në proces.”, shprehet Oliver Kask, Komisioni i Venecias.

Arbitri shqiptar i zgjedhjeve e vuri theksin tek elementi kohë. Komisoneri Ilirjan Celibashi i  kërkoi palëve të përveshin mëngët që të mos ankohen në fund.

Nëse reforma zgjedhore  do të shtyhet në kalendar greke, 5-6 muaj para zgjedhjeve do të jemi në të njëjtën situatë: dikush do ti fitojë zgjedhjeve, pala tjetër do ti kontestojë”, thotë Ilirjan Celibashi.

OHDIR përmes përfaqësuesit te tij në tryezë garantoi bashkëpunimin për reformën, ndërsa lajmëroi se brenda të enjtes partitë politike do kenë në dorë raportin final për zgjedhjet e 11 majit.

 

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta