Reali i Madridit duket se nuk ka hequr dorë nga Erling Haaland edhe pse norvegjezi prej muajsh ka nënshkruar një kontratë të re dhe afatgjatë me Manchester City.

Ish Shefi Ekzekutiv i Aston Villa, Keith Wyness në podcastin ‘Inside Track’ në ‘Football Insider’ zbuloi disa të dhëna në lidhje me të ardhmen e sulmuesit norvegjez. Në fakt Wyness foli tha se Reali i Madridit ka hyrë në kontakte me agjentin e Erling Haaland për një transferim të futbollistit në kryeqytetin spanjoll.

Por Wyness tha gjithashtu se beson se Haaland do të largohet nga Manchester City, por jo per te kaluar domosdoshmërisht tek Reali i Madridit. Në këtë pikë, Vinicius Jr mund të ketë një rol kyç; braziliani po përjeton një moment të komplikuar te Los Blancos dhe nëse ai transferohet në kampionatin arab, atëherë Reali i Madridit do të përfitojë 200 milionë euro për t’i përdorur për blerjen e kartonit të Erling Haaland.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta