Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë
Një gjykatë federale apeli në SHBA ka vendosur që Presidenti Donald Trump mund të dislokojë trupat e Gardës Kombëtare në Portland, Oregon, duke rrëzuar një urdhër të mëparshëm që e ndalonte këtë veprim.
Vendimi i gjykatës hap rrugën për vendosjen e rreth 200 trupave federale për të mbrojtur ndërtesat qeveritare, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra nga autoritetet lokale dhe zyrtarët e shtetit të Oregonit.
Paneli prej tre gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit të Qarkut të Nëntë, me seli në San Francisko, pranoi kërkesën e Departamentit të Drejtësisë për të pezulluar urdhrin e gjyqtares së qarkut Karen Immergut, e cila më parë kishte bllokuar vendosjen e trupave.
Sipas vendimit, plani i Trump për të dërguar trupat për një periudhë 60-ditore u cilësua si “përgjigje e matur ndaj situatës së paqëndrueshme”.
Vendosja e trupave federale ishte bllokuar më herët nga gjyqtarja Immergut, e cila lëshoi një urdhër të përkohshëm kufizues ndaj përdorimit të Gardës Kombëtare të Oregonit.
Në një përpjekje të dytë, Trump kishte tentuar të dërgonte njësi nga Garda Kombëtare e Teksasit, por edhe ajo u ndalua nga gjykata.
Shteti i Oregonit ka paditur administratën Trump, duke e akuzuar për tejkalim të kompetencave presidenciale dhe ndërhyrje në çështjet lokale të sigurisë publike.
Megjithatë, vendimi i Gjykatës së Apelit e lejon dislokimin e trupave ndërkohë që sfidat ligjore vazhdojnë në proces.
Departamenti i Drejtësisë argumentoi se prania e Gardës Kombëtare është e domosdoshme për të kontrolluar protestat e dhunshme jashtë një objekti të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Portland, të cilat shpesh janë përshkallëzuar në përplasje me agjentët federalë.
“Presidenti Trump po ushtron autoritetin e tij të ligjshëm për të mbrojtur asetet dhe personelin federal, përballë trazirave që udhëheqësit lokalë kanë refuzuar t’i adresojnë”, reagoi Shtëpia e Bardhë.
Top Channel