
Hailey Bieber mahniti publikun me paraqitjen e saj në Galanë e Muzeut të Akademisë, duke u shndërruar në një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes.
Modelja 27-vjeçare zgjodhi një fustan skulpturor ngjyrë kafe nga koleksioni “Schiaparelli Couture Pranvera 2025”, me një korse që krijonte iluzion lëkure dhe një çarje të thellë në kofshë, të zbukuruar me kristale.
Megjithëse pamja e saj ishte mahnitëse, veshja rezultoi jo shumë praktike. Në një foto të shpërndarë në Instagram, Hailey shihet duke u përpjekur të ulet në një kolltuk, me korsetën e ngurtë që e pengonte të qëndronte rehat.
“Gjithmonë një natë e bukur”, shkroi ajo krahas postimit të saj, duke e marrë situatën me humor.
Bieber e kishte kompletuar look-un me taka elegante dhe manikyr në nuancë kafe, ndërsa publikoi edhe disa foto prapa skenave, ku pozonte me mikeshën e saj të ngushtë Kendall Jenner.
Gala e zhvilluar të shtunën mbrëma, më 18 tetor, mblodhi shumë figura të njohura të kinemasë dhe modës, por Hailey spikati si një nga yjet që rrëmbeu gjithë vëmendjen e tapetit të kuq./TAR
Top Channel